TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2025, 21:02

Aksident i rëndë në Fier-Patos, makina përplaset me kamionin; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fier-Patos, makina përplaset me

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fier–Patos.

Një automjet tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një kamion që ndodhej i parkuar jashtë karrexhatës.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia rrugore po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.  

Lini një Përgjigje