Kronike22 Qershor 2024, 18:31

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, humb jetën një 16-vjeçar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, humb jetën
Foto nga aksidenti

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetën një 16-vjeçar i identifikuar si Alban Hasrama. Aksidenti ka ndodhur në Hamallaj dhe i riu ka qenë pasagjer te një nga mjetet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, humb jetën
Foto nga aksidenti

“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.