Kronike22 Qershor 2024, 16:23

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mjeti i drejtuar nga shqiptari ka dalë nga rruga -në rrethana të paspecifikuara deri më tani -dhe është përplasur me një pemë aty pranë, me pasojë vdekjen e të riut.

25-vjeçari është transportuar me autoambulancën në Spitalin Kassandreia, ku u konstatua vdekja e tij. Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga policia.