Kronike16 Qershor 2024, 15:27

Aksident i rëndë në Kamëz, automjeti merr përpara këmbësorët; 1 i vdekur dhe 1 i plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kamëz, automjeti merr përpara

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 46 vjeçare dhe ka plagosur rëndë një 20 vjeçare.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet, më pas ka marrë përpara dy këmbësoret, 46 dhe 20 vjeç, që ndodheshin aty pranë.

46-vjeçarja mësohet se ka ndërruar jetë në spital ndërsa 20-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.  

Kamëz/Informacion paraprak/ Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.