
Një aksident i rëndë është regjistruar mbëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 82-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 19:00 në fshatin Sinaballaj, ku shoferi 58-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe përpasojë ka përplasur 82-vjeçaren e cila ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Kavajë / Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Ngushellime familjareve te 82 vjeçares ! *E pajustifikueshme dhe dalja ne rruge ne ora 19.00 ( erresire ) dimer dhe ne kohe te keqe e 82 vjecares ?!