TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2025, 13:36

Humbi jetën gjatë punës në Shkodër, 38-vjeçari ish-trajner futbolli la pas dy fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Humbi jetën gjatë punës në Shkodër, 38-vjeçari
Arvjo Fishta

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima identifikuar si Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

arvjo fishta 38-vjeçari ish-trajner futbolli la pas dy fëmijë

Lini një Përgjigje