TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2025, 08:09

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 32-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 32-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Bubq, ku 32-vjeçari me iniciale A.B., ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Si pasojë e aksidentit 32-vjeçari ka humbur jetën.

"Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje