TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 15:42

U kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 53-vjeçari në Korçë; në hetim edhe doganieri

Shkruar nga Pamfleti

U kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet

Policia e Korçë ka kapur në flagrancë një 53- vjeçar në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues personin me inicialet N. J, ku gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike.

Vlera e pajisjeve të kontrabanduara ishte me vlerë rreth 2000 euro, ndërsa dyshohet se 53- vjeçari i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Policia ka sekuestruar mallrat e kontrabanduara, ndërsa ka nisur hetimi për një doganier të pikës së Kapshticës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.  

Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin N. J.. Gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., 53 vjeç banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje