
Imami Imran Hoseini, sapo ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, është kthyer pas.
Mësohet se atij i është refuzuar hyrja në territorin shqiptar, pasi autoritetet e kanë cilësuar si person të rrezikshëm.
Sipas informacioneve, Hoseini u ndalua sapo zbriti në Rinas dhe më pas u dërgua në fluturimin e kthimit drejt vendit nga kishte ardhur.
Hosein mësohet se ishte nisur nga Trinidad & Tobago drejt Shqipërisë për një agjendë me karakter fetar, por nuk u lejua të hyjë në territorin shqiptar për shkak të informacioneve të sigurisë që lidhen me aktivitete të mundshme me prirje ekstremiste.
Imran Hosein njihet si studiues dhe predikues i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame dhe çështjet botërore moderne, por njëherazi është përballur me kritika nga dijetarë të ndryshëm për interpretimet e tij të debatueshme mbi hadithet dhe për qëndrimet ndaj temave të ndjeshme, përfshirë rolin e Izraelit në profecitë islame.
Lini një Përgjigje