TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2026, 13:17

Aksident i rëndë në Ksamil, shoferi i dehur përplas fëmijën 2 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Ksamil, shoferi i dehur përplas
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Ksamil, ku një fëmijë 2 vjeç është përplasur nga një automjet.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një 48-vjeçar, banues në Ksamil, dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje