
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik. Mësohet se një automjet tip Benz me targa ‘AA022PR’ ka përplasur një kalimtare.
53-vjeçarja Shqiponja Gjoshi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër kur e ka përplasur automjeti.
Lini një Përgjigje