TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2025, 16:05

Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, arrestohet i riu

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Durrës pasi ka përplasur për vdekje një fëmijë 2 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, ku shtetasi me inicialet F. Xh., 24 vjeç, ka goditur me automjet një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje