TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2025, 17:52

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, i plagosuri në

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, në afërsi të zonës së Repsit, në Mirditë.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet ka përplasur këmbësorin me inicialet N. A., i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe shoferi është shoqëruar për në komisariat. 

“Rreth orës 16:00, në ‘Rrugën e Kombit’, në afërsi të Repsit, shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje