Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 korrikut në Frashër të Patosit. Pas krimit ne banesë, vajza bashkë me të ëmën, Valbona Rama, tentuan të inskenojnë ngjarjen si aksident.
Një ditë pas krimit makabër, ditën e sotme Anesti Rama u përcoll në banesën e fundit nga vajza e madhe dhe familjarët, ndërsa gruaja dhe vajza e vogël, e cila i mori jetën barbarisht, ndodhen pas hekurave.
Të dyja kanë pranuar krimin, duke theksuar se konfliktet ishin te vazhdueshme pasi kryefamiljari ishte fanatik dhe patriarkal.
Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bije që akuzohen per vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga te afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje.
Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale ne zone, Anesti Rama kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja në fytyrë për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.
Burime nga policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama ne Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija megjithëse ne te njëjtin oborr.

Prej vitesh 56-vjeçari i vrare tragjikisht dy me pare, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhine e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kane vrare 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 korrikut në Frashër të Patosit. Pas krimit ne banesë, vajza bashkë me të ëmën, Valbona Rama, tentuan të inskenojnë ngjarjen si aksident. Ato u përpoqën ta veshin viktimën si per varrim dhe me pas njoftuan policine se është rrëzuar në tualet. Dyshimet për vrasje u vërtetuan nga ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët konstatuan shenjat e dhunës. Policia e Fierit konfirmoi zyrtarisht se se 26-vjeçarja e ka mbytur të atin me tel dhe më pas ka dhunuar kufomën, duke e shkelmuar në pjesët intime. E pyetur nga hetuesit nëse kishte pasur ngacmime seksuale nga i ati, vajza e mohoi një gjë të tillë.
Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës, akuzohet për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi dyshohet se ndihmoi vajzën në fshehjen e krimit. Fqinjtë dhe të afërmit dëshmojnë për një histori të gjatë dhune në familjen Rama. Viktima jetonte prej kohësh i veçuar, flinte në kuzhinë, ndërsa gruaja dhe vajza në dhomat e tjera të banesës njëkatëshe. Shpesh ai shfaqej me shenja në fytyrë, por nuk kishte treguar kurrë për dhunën. Familja ka dhe një vajzë më të rritur, e cila është e martuar. Sakaq, Anesti Rama punonte në një fermë blegtorale në Patos, ndërsa gruaja dhe vajza ishin të papuna.
Trupi i 56-vjeçarit iu dorëzua familjarëve pas autopsisë dhe u përcoll për në banesën e fundit këtë të premte. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht motivet dhe rrethanat.
Ky është krimi i dytë tronditës, që sjell në vëmendje krizën e familjes dhe marrëdhënien e prindërve me fëmijët. Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin të Shën Vlash të Durrësit dhe me ndihmën e vëllezërve e groposi në oborrin e banesës.
Lini një Përgjigje