TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2025, 10:53

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy automjete 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premteje pranë tunelit të Kalimashit, në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit, në territorin e Kukësit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por paraprakisht dyshohet se njëri nga mjetet ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ambulanca, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes.

Nuk raportohet për viktima në njerëz, por burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka të lënduar, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është konfirmuar.

Lini një Përgjigje