Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Mësohet se, një automjet taksi është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit. Pas përplasjes, taksia ka dalë nga trajektorja dhe është përplasur me një mur anësor.
Aksidenti ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar, për shkak të bllokimit të rrugës, ambulanca ka pasur vështirësi për të mbërritur në kohë për të transportuar të plagosurin drejt spitalit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
Lini një Përgjigje