TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2025, 19:35

Aksident i rëndë pranë rrethrrotullimit të Cërrikut, 5 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë pranë rrethrrotullimit të Cërrikut, 5

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë rrethrrotullimit të Cërrikut, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore (shoferët e dy automjeteve). Gjithashtu, të plagosur kanë mbetur edhe tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin M. C.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje