TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2025, 16:36

“Më jep 800 euro ose…”/ Kërcënoi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci; nën hetim shoku

Shkruar nga Pamfleti

“Më jep 800 euro ose…”/ Kërcënoi të riun,

Një 32-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar një 18-vjeçar për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht një 27-vjeçar me inicialet M.B. I riu denoncoi në polici 32-vjeçarin, teksa i ky i fundit e kishte telefonuar dhe kërcënuar, duke i kërkuar që t’i jepte shumën e parave për t’ia dorëzuar shtetasit M. B. 27-vjeçari ndodhej në të njëjtin furgon me të, gjatë udhëtimit nga Selaniku drejt Pogradecit.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 32-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale janë në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një Përgjigje