TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2025, 19:43

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë–Shkodër, pesë persona të plagosur; mes tyre një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë–Shkodër,

Një aksident mes tre makinash është shënuar mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht, por po normalizohet gradualisht.

 

 

 

Lini një Përgjigje