TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2025, 13:51

Inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën, arrestohet drejtuesi teknik i kantierit

Shkruar nga Pamfleti
Inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën, arrestohet drejtuesi
Viktima Guri Dashi

Drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pas vdekjes tragjike të një inxhinieri një ditë më parë.

Enver Hoxha u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Viktima e identifkuar si Guri Dashi, ra nga lartësia teksa teksa po kontrollonte punimet e një ure në aksin Lekaj-Elbasan.

42-vjeçari me origjinë nga Rrajca e Librazhdit prej vitesh, kishte punuar në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje