
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit, pranë fshatit Fushë-Milot, ku janë plagosur disa persona.
Burime për mediat bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy motorë me drejtues kroate, si dhe një fuoristradë.
Si pasojë e përplasjes 2 persona janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Sakaq, mësohet se aksi rrugor ka mbetur i bllokuar për rreth 30 minuta.