Kronike31 Maj 2023, 15:39

Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje 35-vjeçarin me biçikletë; arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rural Mamurras-Adriatik, ku një automjet ka përplasur një qytetar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Anton Curraku, rreth 35 vjeç, i cili mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

kurbin biciklete shoferi makina