Kronike19 Prill 2024, 15:53

Aksident masiv pranë Rinasit, përplasen disa automjete

Shkruar nga Pamfleti

Aksident masiv pranë Rinasit, përplasen disa automjete

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Sakaq, drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Në pamje duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.