TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 07:33

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, shoferi në gjendje të dehur përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë pasagjerja; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, shoferi në gjendje

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën. Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja E.V., e cila ka qenë pasagjere.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit ku po udhëtonte 56-vjeçarja, konkretisht 34-vjeçari I.V., si edhe dy pasagjerë të tjerë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i dehur i mjetit tjetër, I.D., 60 vjeç, është arrestuar nga policia.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën "Elbasan-Tiranë", duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç”, njofton policia.

aksident vdekje pasagjerja

Lini një Përgjigje