Kronike25 Tetor 2023, 16:11

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, autobusi përplaset me një automjet; raportohet për 6 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, autobusi përplaset me një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gostimë-Cërrik në qarkun e Elbasanit. Një autobus me pasagjerë është përplasur më një makinë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi policia.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident elbasan te plagosur