Kronike23 Korrik 2023, 18:31

Aksident në autostradën Milot-Lezhë, makina humb kontrollin; dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në autostradën Milot-Lezhë, makina humb kontrollin; dy

Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Lezhë.

Mësohet se një autoveturë tip Opel, i cili drejtohej nga një 21-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka përplasur dy këmbësorë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi 21-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

aksident te plagosur