Kronike15 Mars 2023, 16:53

Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset rëndë shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit në Bulqizë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi Ramadan Meta, 20 vjeç.

Mësohet se makina tip “Audi” me targa AB051 ID ka dalë nga rruga para pak minutash ne aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Re”.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kam mbërritur menjëherë në vendngjarje.

I aksidentuari është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të rënda mësohet se ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

aksident bulqizë