Kronike15 Mars 2023, 11:19

U kap me 113 mijë euro, zbardhen detajet arrestimi i efektivit të RENEA-s; dyshohet ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 113 mijë euro, zbardhen detajet arrestimi i efektivit të

Detaje te reja janë zbardhur nga nga arrestimi i efektivit te RENEA-s, Altin Morina. Dy orë para së të arrestohej ishte në Elbasan ku dyshohet se ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. 113 mijë eurot janë të efektivit edhe pse nuk ka deklaruar asgjë para kolegëve te tij.

Mesditën e të martës ai u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

Pak minuta para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk eshte ndaluar në momentin që ishte me të. Efektivi Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Aktiviteti ishte për heroinë dhe kokainë.

Altin Morina dyshohet se ka lidhje edhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua më herët për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke. Ndër të tjera ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e Ervis Martinajt. Para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Ky nuk është rasti i parë ku punonjës të policisë së shtetit shoqërohen me persona të inkriminuar. Kujtojmë këtu rastin e oficerit të operacionales Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, me akuzën se shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.

Zyrtarisht policia thotë se polici i Reneas u arrestua për tre vepra penale: pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. 

altin morina ervis martinaj