Kronike15 Mars 2023, 10:42

Atentati në lokalin e tij në "Don Bosko", shtyhet gjyqi në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në lokalin e tij në "Don Bosko", shtyhet gjyqi

Në Gjykatën e Tiranës është shtyrë një seancë gjyqësore që ishte parashikuar për Fatjon Muratin, në lokalin e të cilit në ‘Don Bosko’ u bë një masakër disa ditë më parë.

Në seancë për Muratin dhe Kristian Gjinin të akuzuar për ‘armëmbajtje pa leje’ sot priteshin konkluzionet e prokurorisë mungonte avokatja e Kristian Gjinit.

Avokati i Fatjon Muratit ishte i pranishëm seanca e radhës u la për më 29 mars.Ndërkohë që mësohet se disa javë më parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20 për arsye shëndetësore  pasi do të kryente disa ekzaminime kërkesë që i është refuzuar. 

Kujtojmë se Murati pas ngjarjes kriminale që ndodhi në Don Bosko, nuk është gjetur në banesën e tij ku ishte në arrest shtëpie, ndërsa mendohet se është larguar ilegalisht jashtë vendit.

Si ndodhi atentati të lokali i Muratit

32-vjeçari Fatjon Murati, familjarët e të cilit ranë pre e një atentati mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria mëngjesin e po të njëjtës ditë.

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Mimoza Pajës dhe plagosjes së 5 personave të tjerë, policia dhe prokuroria ka zbuluar se 32-vjeçari ka lëvizur drejt Kosovës më 12 Mars.

Për t’u mos u diktuar nga policia, pasi ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, Fatjon Murati ka shfrytëzuar një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku gjatë fundjavës kalimi në kufi bëhet pa kontrolle.

Më tej ka dyshime se ai është larguar për në Turqi. Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët e tij të cilët ranë pre e atentatit, si dhe vëllain dhe djalin e xhaxhait që gjithashtu ishin në lokal në momentin e sulmit.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundur të shohin autorët, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Policia ka sekuestruar dhjetra pamje filmike, por deri më tani nuk ka mundur të bie në gjurmët e atentaroëve, që dyshohet se ishin 3 persona.

Hetuesit besojnë se veç tyre janë angazhuar dhe persona të tjerë që kanë dhënë informacion lidhur me lëvizjet në lokalin ku ndodhi ngjarja, por deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

fatjon murati