TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 14:00

Aksident në ByPassin e Vlorës, përplasen "kokë më kokë" dy automjete

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në ByPassin e Vlorës, përplasen "kokë më

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në ByPass-in e Vlorës, pranë fshatit Babicë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje