TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2025, 08:04

Aksident në Elbasan, dy makina përplasen 'kokë më kokë', plagoset një prej shoferëve 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Elbasan, dy makina përplasen 'kokë më
Pamje nga askidenti

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

aksident ne elbasan

Lini një Përgjigje