TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2025, 11:16

Aksident në Golem, 19-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Golem, 19-vjeçari përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje një këmbësoren 56 vjeçe.

“Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen  Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

 

aksident me vdekje makina perplas kembesoren

Lini një Përgjigje