Kronike17 Mars 2023, 08:29

Aksident në Krujë, plagosen 3 persona; mes tyre një e mitur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Krujë, plagosen 3 persona; mes tyre një e mitur

Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Krujë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë plagosur 3 persona, mes tyre një e mitur.

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe. Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

aksident në krujë