Kronike16 Mars 2023, 16:53

Vrau bashkëshorten dy vite më parë, Elton Metaj dënohet me burgim të përjetshëm

Shkruar nga Pamfleti

Vrau bashkëshorten dy vite më parë, Elton Metaj dënohet me

Dy vite pas vrasjes së ish-gruas, gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metjan, i cili vrau 23-vjeçaren Sabrina Bengaj në tetor të 2021-shit në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit.

Gjykata e Fierit e përbërë nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka kërkoi që dënimi të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se çifti ishte divorcuar prej muajsh, por kjo gjë nuk ishte pranuar nga autori i cili më pas i mori jetën 23-vjeçares Bengaj.

vrau gruan burgim përjetshëm