
Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 3 të plagosur.
Sipas policisë, mjeti tip Mercedes me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMW me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.
Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMW-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje