TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2026, 18:59

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, makina shkrumbohet pas përplasjes; 3 makina të tjera të përfshira!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, makina shkrumbohet pas
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Durrës–Tiranë, ku një automjet është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, çka ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit në automjet. Fatmirësisht, ai ka arritur të dalë menjëherë nga makina pa pësuar lëndime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, ndërsa përplasja ka shkaktuar trafik dhe panik te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në zonë.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për bilancin dhe dëmet e shkaktuara.

aksident tirane durres

Lini një Përgjigje