TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 17:18

Aksident tragjik në Greqi, vdes 27-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi, vdes 27-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndodhur në zonën e Skylabela në Greqi.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij, shkruajnë mediat greke.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.

greqi aksident

Lini një Përgjigje