Kronike24 Shkurt 2024, 22:25

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Një 35 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Piza të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka humbur drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me pemën duke humbur jetën në vend.

I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri që udhëtonte me të në makinë, i cili u transportua me helikopter në spitalin e Pizës.