
Një punëtor është gjetur i pa jetë brenda një objekti që është në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.
Personi rreth moshës 40-vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënnshtrohet mjekësisë ligjore.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë, apo punëtori mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje