
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lepenicë të Vlorës, ku mbetën të plagosur një 35-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Burime nga spitali bëjnë me dije se tre të plagosurit, nëna dhe dy fëmijët e saj janë në sallën e operimit. Aktualisht, nëna dhe dy fëmijët konstatohen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Mësohet se 35-vjeçarja është ajo që rrezikon më tepër për shkak të dëmtimeve në pjesën e legenit dhe frakturave të shumta në trup që kanë pësuar nga aksidenti.
35-vjeçarja me iniciale A. A. dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke shkaktuar daljen nga rruga dhe rënien në lumë. Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë pësuar lëndime nga përplasja.
Lini një Përgjigje