TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 10:03

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i "Benzit" që përplasi çiftin

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet drejtuesi i "Benzit"

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Borsh, ku  humbën jetën çifti i bashkëshorteve Kastriot dhe Donika Mehmeti.

Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi fugonin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve. 

Myfit Qejvanaj, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit.

Policia thotë se nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me furgonin.

"Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar", njoftopn policia.

Lini një Përgjigje