TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 09:44

E rëndë në Lezhë, 2-vjeçari rrëzohet në një kënd lojërash; dërgohet me urgjencë te Trauma 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Lezhë, 2-vjeçari rrëzohet në

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00.

2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje