TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 09:28

RENEA zbarkon në zonën e Myslym Shyrit, SPAK lëshon disa urdhër-arreste 

Shkruar nga Pamfleti

RENEA zbarkon në zonën e Myslym Shyrit, SPAK lëshon disa

Forcat RENEA kanë zbarkuar në zonën e Myslym Shyrit, por jo vetëm.

Mësohet se ky aksion është i shpërndarë në të gjithë Tiranën.

Dyshohet se aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale.

Në qendër të hetimeve është Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në Tiranë, i cili dyshohet si urdhëruesi i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Lleshit.

Forcat operacionale kanë ndërmarrë kontrolle në Mamurras, ndërkohë që kontrolle të zgjeruara po zhvillohen aktualisht në Kamëz dhe Fresk.

Hetimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Vrasja e Klevis Lleshit:

Klevis Lleshi, i riu nga Burrelli, u zhduk në gusht të vitit 2020, pa lënë asnjë gjurmë. Vetëm në shkurt të vitit 2023 hetuesit arritën të hedhin gjurmë mbi zhdukjen e tij.

Trupi i pajetë është zbuluar nga banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit si rezultat i erozionit të tokës dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka kryer testin e AND-së nga ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi, në atë kohë 24 vjeç.

Lini një Përgjigje