TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 21:24

Alarmi për bombë, turisti del me robdeshamë nga hoteli; policia jep detaje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi për bombë, turisti del me robdeshamë nga hoteli; policia

Policia e Tiranës ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me alarmin për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkingun e hotel Plaza në qendër të Tiranës.

Policia thotë se është njoftuar nga një pjesëtare e stafit të hotelit, pas një telefonate që ajo kishte marrë për sasinë e eksplozivit.

Policia ka evakuar stafin dhe klientët e hotelit, ndërsa ka nisur kontrollet, duke përfshirë në to edhe forcat xheniere. Ndërkohë nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, duket se klientëve nuk i ëhstë lënë kohë as të vishen. Një nga turistët ka dalë në mjediset e jashtme me robdeshamë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje