TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2025, 12:40

"Aman, ke dy orë që gënjen"/ Sherr në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn nga gruaja; nxirret nga salla

Shkruar nga Pamfleti
"Aman, ke dy orë që gënjen"/ Sherr në GJKKO,
Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej

Përplasje mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në GJKKO ku po zhvillohet seanca për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.

Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.

Seanca e sotme në GJKKO është përfshirë në tensione mes Erion Alibejt dhe Plarent Dervishajt.

"Aman, ke dy orë që gënjen"/ Sherr në GJKKO,
Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn në seancë

Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë kanë ofenduar njëri tjetrin dhe për këtë arsye gjykata ka ndërprerë seancën.

Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe  të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata vendosi që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme.

Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin ndaj ish prokurorit Ndoja, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.

Debati

Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare.

Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi.

Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.

Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.

Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjujtësit”.

Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?

Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.

Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.

Alibej: Kolegët e tu.

Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djal.

 

plarent dervishaj ofendon erjon alibejn sherr në gjkko

Lini një Përgjigje