TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2025, 15:46

Armë zjarri, drogë dhe abuzim ndaj një 29-vjeçare; policia arreston 7 persona

Shkruar nga Pamfleti

Armë zjarri, drogë dhe abuzim ndaj një 29-vjeçare; policia

Policia ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë si dhe ka zbuluar një rast të përshtatjes së një lokali për shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 31-vjeçar që posedonte një armë zjarri dhe gjithashtu dyshohet se ka përdhunuar një 29-vjeçare.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 24-vjeçar, pasi në lokalin e tij janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta. Po ashtu Policia ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike.

-Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

-Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:  

Lini një Përgjigje