TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 15:00

Arrestimi i "të fortëve" në Elbasan, policia dyshon se po planifikonin një atentat

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i "të fortëve" në Elbasan, policia dyshon se

Zbardhen të tjera detaje rreth aksionit në një lokal të Elbasanit një ditë më parë, ku u arrestuan 14 persona dhe u sekuestruan armë zjarri.

Tre nga 14 të arrestuarit ishin të armatosur me pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje. Sipas “Report Tv”, hetuesit dyshojnë se personat e përfshirë po planifikonin ndonjë krim.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronari i lokalit në Bradashesh, bashkë me djalin e mitur 17-vjeçar. Po kështu, i arrestuar është edhe një ish-deputet. Ky i fundit u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë, gjatë aksionit brenda lokali një ditë më parë.

Në vijim, gjatë kontrollit të policisë në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.

Arrestimi i "të fortëve" në Elbasan, policia dyshon se

Lini një Përgjigje