
Një person u arrestua nga autoritetet greke, në pikën kufitare të Mavromatio-s në Thesproti, pranë doganës së Qafë-Botës në Sarandë. Personi, emri i të cilit nuk bëhet publik, u kap në dalje të territorit grek, ndërsa do të hynte në atë të Shqipërisë.
Atij iu gjetën një hark me 21 shigjeta, si dhe një thikë me gjatësi prej 28 centimetrash, të cilat iu sekuestruan, informon “Protothema”.
I arrestuari u shoqërua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë dhe po merret në pyetje. Policia nuk ka publikuar ende identitetin dhe kombësinë e tij.
Mbetet ende i panjohur qëllimi i hyrjes së tij i armatosur në Shqipëri dhe nëse po planifikonte ndonjë krim.
Lini një Përgjigje