Mjeti i tonazhit të rëndë ra nga mbikalimi mbi autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Burime bëjnë me dije se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i betonieres, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit të mjetit nga mbikalimi. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, betonierja është përplasur fillimisht me një automjet tip "Audi", teksa të dyja mjetet janë futur në rrethrrotullim. Pas përplasjes betonierja ka rënë nga rrethi. Për pasojë drejtuesi i Audit ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat ndërhynë për nxjerrjen e personave të përfshirë dhe normalizimin e situatës.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan u bllokua përkohësisht, ndërsa policia devijoi lëvizjen e mjeteve deri në largimin e betonieres dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë që regjistrohet në këtë mbikalim në pak vite. Rreth tre vjet më parë, në të njëjtin segment, një automjet tip "Audi" ra nga mbikalimi, duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçarit Klevis Ruçaj.
Arrest kardiak, humbje kontrolli?
"Ky është aksidenti i dytë i rëndë që regjistrohet në këtë mbikalim në pak vite" Ja sa te behet i 10-i (larg qofte) pastaj do marrim masa. Made in Albanistan