Livia Brunga ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, ku foli për ndryshimet pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” dhe marrëdhëniet me disa prej personazheve të njohur.
E pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga reality show, Livia u shpreh se vazhdon të jetë e njëjta vajzë, pavarësisht angazhimeve të reja në televizion.
“Livia pas ‘Big Brother’ ka qenë thjesht Livia. Nuk kam ndryshuar. Jam angazhuar më shumë me televizionin, por jam gjithmonë ajo Livia e shoqërisë, e qetë”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Livia foli edhe për raportet me ish-banorë të tjerë, duke zbuluar se një miqësi e saj nuk ka vazhduar pas përfundimit të spektaklit.
“Më vjen keq ta them, por kisha një shoqëri shumë të mirë me Valbonën, aktualisht nuk flasim më. E kam xhan, por nga larg”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, për raportin me Rozana Radin, Livia sqaroi se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë dhe se nuk ka pasur ndryshime pavarësisht aludimeve në rrjet.
“Miqësia me Rozanën është siç e keni parë në ‘Big Brother’. Kemi një miqësi shumë të ngushtë dhe jam gjithmonë në kontakt me të”, deklaroi Livia.
Lini një Përgjigje